Besart Cecelia ka bërë mrekulli si trajner për faktin se për herë të parë drejton një ekip të femrave në futboll dhe për herë të parë u bë kampion i Kosovës.
Cecelia me ekipin e Mitrovicës janë kampion pasi që e mposhtën me rezultat minimal 1:0 Dukagjinin në Klinë.
KFF Mitrovica e përfundoi kampionatin në pozitën e parë, me 53 pikë, një më shumë se Dukagjini
Për Cecelinë është sukses i madh i cili ka përgëzuar të gjithë që kontribuan deri të ky titull.
“Një ndjenjë dhe kënaqësi sepse si trajner është hera e parë që punoj me kategorinë e femrave në Superligë.
Përgëzoj kryetarin dhe gjithë stafin tonë, në krye me Violën, kapitenen e cila na na ka ndihmuar në këtë aspekt.
Sigurisht se do të mundohem të konsolidohemi për garat evropiane siç është më së miri”, ka thënë Besart Cecelia.