Mallorca “tallet” me Real Madridin

- Bota Sot

Mallorca “tallet” me Real Madridin

Pas disfatës për t’u harruar që pësoi nga Barcelona, Real Madridi nesër ballafaqohet me Mallorcan.

Ekipi mysafir ka mbajtur sot stërvitje, teksa në rrjete sociale ka ndarë kohë të “tallet” pak me “Mbretërit”.

]Në TikTok+-un e Mallorcas janë postuar duart e lojtarëve, të mbështjella me fasho, njëjtë sikurse ato të Raphinhas e Lamine Yamalit, të dielën.

Nesër luajmë në Bernabeu”, ishte përshkrimi i fotografive që pushtuan rrjetin.

Ditë më parë, njohës të futbollit kritikuan lojtarët e Barcelonës për mbështjelljen e kyçeve të duarve me fasho, duke nxitur polemika se ata po përdorin doping.

Ndeshja e nesërme mes Realit dhe Mallorcas zhvillohet me fillim nga ora 21:30 dhe mbetet të shihet nëse futbollistët e “Piratëve” do të mbështjellin kyçet si “hajmali” për fitore.



Read it all at Bota Sot