Edhe Lituania vendos sanksione ndaj Dodikut

- Bota Sot

Edhe Lituania vendos sanksione ndaj Dodikut

Lituania, duke ndjekur shembullin e disa vendeve të tjera evropiane, ka vendosur gjithashtu të vendosë sanksione ndaj udhëheqjes së Republikës Sërpska për shkak të krizës politike dhe të sigurisë që ata kanë shkaktuar.

Qeveria lituaneze ka vendosur sanksione ndaj Presidentit të entitetit Republika Srpska, Milorad Dodik, Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska, Nenad Stevandiq dhe Kryeministrit të Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, raportoi analisti Jasmin Mujanoviq, shkruan Oslobodjenje.ba.

Arsyeja për vendosjen e sanksioneve është shkelja e rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Lituania, duke ndjekur shembullin e disa vendeve të tjera evropiane, ka vendosur gjithashtu të vendosë sanksione ndaj udhëheqjes së RS për shkak të krizës politike dhe të sigurisë që ata kanë shkaktuar.

Treshja e lartpërmendur është në listën qendrore të të kërkuarve të institucioneve policore në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ju kujtojmë se atyre iu urdhërua paraburgimi për një muaj në një rast në të cilin dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe ligjor të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sanksionet që Lituania ka zbatuar në praktikë përfshijnë një ndalim të hyrjes në vend deri më 18 prill 2030.

Siç u tha nga Jasmin Mujanoviq, sanksionet ka të ngjarë të përfshijnë një ndalim të përdorimit të hapësirës ajrore lituaneze.

Qeveria e Polonisë e ka futur në “listën e zezë” presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Sipas Politicki.ba-s, Milorad Dodikut i ndalohet hyrja në këtë vend, si dhe qëndrimi atje dhe kalimi tranzit nëpër të.

Vendimi u mor për shkak të aktiviteteve anti-Dejton dhe separatiste të këtij politikani, transmeton KosovaPress.



Read it all at Bota Sot