Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit , të cilët protestuan kundër një konference në kampus ku merrte pjesë një predikues mysliman kontrovers.
Studentët po protestonin kundër pjesëmarrjes në konferencë të Nurettin Yildiz , një predikues mysliman i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse mbi martesat e hershme. Konferenca u organizua nga një klub studentor në universitet.
“Një total prej 97 studentësh u arrestuan kur u përpoqën të thyenin kordonin e policisë në kampusin universitar”. tha Guvernatori i Stambollit, Davuto Gul , të martën vonë në mbrëmje , duke shtuar se 13 oficerë policie u plagosën kur ranë në një gropë ndërtimi pesë metra të thellë gjatë përleshjes.
Në muajt e fundit, studentët kanë qenë në ballë të protestave në Turqi për shkak të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu , kundërshtarit kryesor politik të Presidentit Tayyip Erdogan.
Studentët dhe stafi akademik në Boğaziçi kanë protestuar rregullisht vitet e fundit kundër asaj që ata e karakterizojnë si ndërhyrje qeveritare në institucionet universitare.