Michail Antonio është jashtë fushës së blertë që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Ai kishte bërë një aksident të tmerrshëm me makinë, ku u përplas me një pemë gjatë rrugës për në shtëpi nga stërvitja në Epping Forest, sulmuesi mbeti i bllokuar për më shumë se 45 minuta dhe kishte frikë për jetën e tij.
Antonio iu nënshtrua një operacioni për një këmbë të thyer të nesërmen, por ka punuar shumë për një rikuperim të mrekullueshëm që e ka bërë atë të rikthehet në stërvitje vetëm katër muaj pas aksidentit.
35-vjeçari mori pjesë në një program stërvitor 12-ditor në mot të ngrohtë në Dubai në mars, dhe trajneri Graham Potter, zbuloi se ai do të kthehej së shpejti në stërvitje me ekipin e parë muajin e kaluar.
Por Antonio mund ta vazhdojë karrierën e tij larg Londrës lindore, me kontratën e tij që skadon në fund të këtij sezoni.
“Pyetja është nëse klubi dëshiron të më zgjasë kontratën”, tha Antonio për L’Equipe në një intervistë të re. “Ky është prioriteti im, por unë po pres.”
Deri atëherë, e tëra çfarë mund të bëj është të përqendrohem te rikuperimi im në mënyrë që, kudo që të jem vitin tjetër, të mund të jap rezultate të mira./I