Gjatë fjalimit të tij të sotëm para ipeshkvijve katolikë të Lindjes së Mesme, Papa Leon XIV theksoi se “Selia e Shenjtë është e gatshme të ndërmjetësojë në mënyrë që armiqtë të mund të takohen.”
“Do të bëj çdo përpjekje të mundshme. U them drejtuesve: le të takohemi,” shtoi pontifiku amerikan.
“Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë që armiqtë të takohen dhe të shikohen në sy, për t’u rikthyer popujve shpresa dhe dinjiteti që meritojnë – dinjiteti i paqes. Popujt duan paqe dhe unë, me dorën në zemër, u them drejtuesve të popujve: le të takohemi, le të fillojmë dialog dhe negociata,” theksoi Papa Leon XIV.
“Lufta nuk është kurrë e pashmangshme. Armët mund dhe duhet të heshtin, sepse nuk zgjidhin problemet, por i përkeqësojnë ato,” shtoi Ati i Shenjtë i ri i Kishës Katolike Romake.