Bekim Balaj merr një shpërblim nga FSHF

- Bota Sot

Bekim Balaj merr një shpërblim nga FSHF

Bekim Balaj ka shkëlqyer sërish në elitën e futbollit shqiptar, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit 2024/25 në Abissnet Superiore.

Kapiteni i Vllaznisë e përmbylli sezonin me 19 gola të shënuar, përfshirë edhe ato në fazën “Final Four”,  u nderua me çmimin “Këpuca e Artë”.

Federata Shqiptare e Futbollit e shpërblen këtë çmim prestigjioz me 200 mijë lekë të reja, shumë që këtë herë i takon 34-vjeçarit shkodran, i cili vazhdon të jetë lider dhe pikë referimi për skuadrën kuqeblu.

Në sezonin e kaluar, Balaj ishte afër këtij suksesi me 18 gola, duke dëshmuar vazhdimësi dhe formë të lartë në dy edicionet e fundit, ku Vllaznia ka qenë pretendent serioz për titullin kampion.

Ndërkohë, Egnatia konfirmoi veten si kampione e Shqipërisë për të dytin vit radhazi, pas fitores 0-4 ndaj Vllaznisë në finalen e “Final Four”, por individualisht, ky ishte sezoni i Balajt, që e mbylli si golashënuesi më produktiv në Superiore.



Read it all at Bota Sot