Rio Ferdinand tregon makthin e ditëve në spital:

- Bota Sot

Rio Ferdinand tregon makthin e ditëve në spital:

Rio Ferdinand ka kaluar ditë të vështira, që kanë shqetësuar jo pak fansat dhe botën e futbollit. Ish-mbrojtësi legjendar anglez, sot 46 vjeç, komentator i “TNT Sports”, kishte postuar disa ditë më parë një foto nga shtrati i spitalit, duke shkruar: “Më vjen keq që do t’i humbas gjysmëfinalet këtë javë në TNT. I uroj ekipit suksese, do t’i ndjek të gjitha minutat në iPad”.

Përmes podcast-it të tij “Rio Ferdinand Presents”, ish-mbrojtësi ka treguar se ishte prekur nga një virus shumë i rëndë:

“Mendova se po fikeshin dritat, po humbisja ndjenjat. Isha në shtrat në shtëpi dhe mezi i hapja sytë nga dhimbja. Dhimbja e kokës ishte e tmerrshme. Ndjeja sikur sytë po më dilnin nga vendi.

Shkova vazhdimisht në tualet, më pas u ktheva në shtrat dhe ndjeva marramendje. Kapesha fort pas çarçafëve, sepse nuk dija ku isha”.

Sidoqoftë, frika më e madhe erdhi në momentin kur mjekët vendosën të ndërhynin: “Mendova që ishte thjesht një virus, ndoshta grip. Sidoqoftë, kur mjeku përmendi ambulancën dhe një TAC të trurit, më pushtoi paniku total”.

Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, Ferdinand tashmë është kthyer në punën e tij si komentator televiziv. Një alarm i madh për një figurë të dashur të futbollit, që sot mund të buzëqeshë përsëri pas një përvoje dramatike.



Read it all at Bota Sot