Skuadra e Evertonit nga sezoni i ardhshëm nuk do të luajë në stadiumin “Goodison Park”.
Ishte paraparë që stadiumi i vjetër të shkatërrohet, por së fundmi është marrë një vendim.
Në stadiumin e vjetër të “Goodison Park” nga sezoni i ardhshëm do të luajë skuadra e vajzave të Evertonit.
Stadium i ri i klubit të Evertonit është gati dhe tashmë kanë luajtur disa ndeshje të grupmoshave.
Vlera që është shpenzuar te stadiumi i ri shkon afro 900 milionë euro.