Villa për yllin e ri: Ka një të ardhme të frikshme

- Bota Sot

Villa për yllin e ri: Ka një të ardhme të frikshme

Fituesi i Champions League me Barcelona-n, David Villa, pranon se është një tifoz i madh i Lamine Yamal.

Villa i tha Marca-s: “Mendoj se duke parë lojën e Barçës, jo vetëm atë që transmeton kur ka topin, por edhe atë që transmetojnë shokët e tij të ekipit.

“Ai nuk pushon kurrë së na befasuari, por në minutat e fundit kundër Inter-it pata ndjesinë se praktikisht të gjithë shokët e tij të ekipit po e kërkonin, dukej sikur lojtarët e Barçës po e kërkonin shumë më tepër se zakonisht duke e ditur se ai ishte personi që mund të vendoste ndeshjen.

“Kjo në moshën 17 vjeç është vërtet e jashtëzakonshme në një klub si Barça. Ajo aurë, ose quajeni si të doni, është shumë e vështirë për t’u parë dhe ai e transmeton atë.

“Çfarë ndodh? Që në fund ai merr topin dhe i përfundon aksionet. Mendoj se është fantastike, mendoj se të gjithë duhet të kujdesemi për të, ta ndihmojmë, ta presim kur të ketë momente të këqija sepse do t’i ketë, sepse është ende fëmijë.

“Ai ka talent dhe një të ardhme të frikshme përpara”.



Read it all at Bota Sot