Trajneri serb kërkon Gjimshitin për Botërorin e klubeve

- Bota Sot

Trajneri serb kërkon Gjimshitin për Botërorin e klubeve

Berat Gjimshiti është një nga liderët e Atalantës në Seria A.

Skuadra e Gasperinit siguroi pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, dhe klubi është i fokusuar te puna për të ardhmen.

32-vjeçari kërkohet prej ditësh nga Al Ain. Këto të fundit luajnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Al Ain do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve dhe Gjimshiti është në listën e dëshirave të Vladimir Iviç.

Për të ofruar Gjimshitin duhet një sforco financiare, pasi Atalanta zotëron kartonin e mbrojtësit shqiptar deri në vitin 2026. Bergamaskët ndërkohë kërkojnë që kapiteni i Kombëtares shqiptare të rinovojë me ta. Për këtë gjithçka do të vendoset përfundimisht me mbylljen e sezonit.

Al Ain do të angazhohet në qershor me Botërorin e klubeve ku marrin pjesë në Grupin G. Pjesë e këtij grupi janë edhe Juventus, Mançester Siti dhe Ëydad AC.



Read it all at Bota Sot