Lajme të mira për fushën e futbollit të FC Prishtina e Re.
Lajmi konfirmohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.
“Shtrimi i tapetit në fushën e FC "Prishtina e Re", si fazë e dytë e punimeve në këtë stadium, në Hajvali të Prishtinës, tashmë ka përfunduar.
Ky investim nga Federata e Futbollit të Kosovës, në kuadër të projekteve infrastrukturore, ka për qëllim kryesor përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në çdo cep të Kosovës.
Stadiumi i FC "Prishtina e Re" është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Prishtinës, ndërsa faza finale e këtij projekti do të përmbyllet me ndërtimin e tribunës lindore”, njofton FFK.