Konfirmon largimin nga Lille

- Bota Sot

Konfirmon largimin nga Lille

Sulmuesi Jonathan David, ka konfirmuar largimin nga skuadra e Lille, si agjent i lirë.

Kanadezi ishte për pesë sezone pjesë e skuadrës franceze, ku arriti të fitonte edhe titullin e kampionit.

Ai përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin nga LOSC Lille.

David ka pasur një mardhënjë të shkëlqyer me futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.

25-vjeçari karrieren pritet ta vazhdoj në Itali, te skuadra e Napolit, e cila tashmë i ka bërë një propozim zyrtar.

”Faleminderit që me golat dhe festimet e mia, kam mundur t’ju sjell pak gëzim. Veçanërisht titulli i kampionatit francez dhe gjithashtu Trofeu i Kampionëve.

Dhe unë mendoj se me këto dy trofe në klub, është koha që unë të them lamtumirë. Unë kam pasur pesë sezone të mrekullueshme këtu.

E di që nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por shpresoj trofe së bashku, kemi sjellë shumë kënaqësi dhe gëzim. Do të doja të falënderoja të gjithë shokët e mi të skuadrës, të gjithë trajnerët, stafin, ekipet teknike dhe mjekësore, menaxherët, të gjithë ata që kam takuar dhe me të cilët kam kaluar muaj në klub.

Faleminderit shumë për gjithçka që na keni dhënë neve dhe mua personalisht gjatë gjithë këtyre viteve. Ju falenderoj nga thellësia e zemrës.

Dhe së fundi, për fansat, e di që nuk e kam pasur fillimin më të lehtë, por ju keni qenë gjithmonë pas meje, më keni mbështetur në të gjitha momentet e vështira. Dhe për këtë, ju mbaj me të vërtetë në zemër dhe ju falënderoj pafundësisht për të gjitha momentet e bukura që ndamë gjatë kohës që ishit pas ekipit, prapa, jo, duke na inkurajuar, duke na lejuar të përjetojmë sezone si ato që kishim. Dhe faleminderit.”, ka shkruar David.

Jonathan ishte sulmuesi kryesor i Lille, ku sezonin e fundit ka shënuar 25 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat.



Read it all at Bota Sot