Britania akuzon Putin se po i shtyn qëllimisht negociatat

- Bota Sot

Britania akuzon Putin se po i shtyn qëllimisht negociatat

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për ngecje të qëllimshme të bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britanik, ish-sekretari i Jashtëm James Cleverly pyeti se çfarë po bënte Londra zyrtare për të siguruar që presidenti amerikan Donald Trump të mbetej i përkushtuar për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës dhe se Shtëpia e Bardhë e kuptonte se lejimi i Putin të "përfitonte" në Ukrainë mund të inkurajonte agresionin e ardhshëm.

“E patë që kryeministri britanik ishte me presidentin (Volodomyr) Zelensky dhe partnerë të tjerë evropianë dhe vutë re gjithashtu se ata folën me presidentin Trump”, tha Lammy.

"Ne e mirëpresim dëshirën për paqe të qëndrueshme, por mua më duket se negociatat mund të zhvillohen vetëm nëse paraprin një armëpushim. Dhe Putin është ai që po vonon, Putin është ai që turbullon - dhe ne duhet ta themi këtë qartë, duke pasur parasysh përvojën tonë shumëvjeçare në vëzhgimin e sjelljes së presidentit rus," shtoi ai.



Read it all at Bota Sot