Macron tregon çfarë e pret Rusinë nëse nuk pajtohet për armëpushim

- Bota Sot

Macron tregon çfarë e pret Rusinë nëse nuk pajtohet për armëpushim

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se ishte i gatshëm të mbështeste vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë në ditët në vijim nëse Moska zyrtare nuk pajtohet për një armëpushim.

Macron përmendi sektorin financiar dhe industrinë e naftës dhe gazit si objektiva të mundshëm për sanksione.

“Synimi ynë është të vendosim sanksione të reja kundër Rusisë në ditët në vijim. Në këtë kuptim, ne po veprojmë," tha Macron një intervistë sonte për televizionin TF1.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme për çdo format të negociatave të paqes dhe se nuk kanë frikë nga takimet nesër në Turqi.

Ai shtoi se është ende në pritje të konfirmimit se kush do të vijë nga Rusia në negociata, pas së cilës do të vendosë për hapat e ardhshëm.

"Unë jam duke pritur se kush do të arrijë nga Rusia. Pastaj do të vendos se çfarë të bëj më pas", tha ai para nisjes drejt kryeqytetit turk ku nesër pritet të mbahen bisedime me palën ruse.

Zelensky tha dje se një armëpushim dhe negociata serioze për paqe mund të fillojnë vetëm përmes një takimi direkt me Vladimir Putin.

Moska zyrtare ende nuk ka njoftuar nëse Putin do të merr pjesë në takimin me palën ukrainase në Stamboll



Read it all at Bota Sot