Marco Rubio takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës në Turqi

- Bota Sot

Marco Rubio takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës në Turqi

Edhe pse Vladimir Putin e as Donald Trump nuk do të jenë sot në Turqi për bisedime me Ukrainës, ministri i Jashtëm ukrainas mbrëmë është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Andrii Sybiha u takua me Rubion në Antalia për të koordinuar pozicionet e dy vendeve,  “gjatë një jave thelbësore”.

“Është thelbësore që Rusia të kthejë hapat konstruktivë të Ukrainës. Deri më tani, nuk e ka bërë këtë. Moska duhet të kuptojë se refuzimi i paqes ka një kosto”, shkroi Sybiha në X.

Ditë më parë ishte raportuar se Zelensky dhe Putin do të takohen në Stamboll për bisedime të mundshme të paqes, por presidenti rus tashmë ka konfirmuar se nuk do të jetë ai personalisht pjesë e bisedimeve.

Në vend të kësaj ai ka dërguar në Turqi,  Vladimir Medinsky, një ndihmës i Kremlinit, që do të kryesojë delegacionin, Mikhail Galuzin, zëvendësministër i jashtëm, Igor Kostyukov, drejtor i inteligjencës ushtarake ruse, i njohur si GRU, ose më vonë thjesht GU dhe Alexander Fomin, zëvendësministër i Mbrojtjes i cili mori pjesë në bisedimet e vitit 2022 për Ukrainën.



Read it all at Bota Sot