“El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është një ndeshje e papërsëritshme për shumë gjëra.Por askush nuk mund të nënvlerësojë dhe derbin e Barcelonës me blaugranave dhe Espanjolin.
Një ndeshje Espanjol-Barça është shumë më tepër sesa një ndeshje: ajo përfaqëson derbin, një rivalitet të mbushur me histori, pasion dhe krenari. Këtë të enjte, ekipi i Hansi Flik viziton “Cornellà – El Prat” për të përjetuar përsëri ato ndjesi.
Nuk është thjesht një skenar i çfarëdoshëm; matet në ngjarje të mëdha.
Në këtë sezon, Reali i Madridi u dorëzua në këtë stadium, ekipe të tjera si Bilbao, Girona dhe Atletiko e Madridit vuajtën, por ata arritën të merrnin një barazim.
Dy vjet më parë, Barcelona fitonte titullin kampion në fushën e Espanjolit, një triumf që u shoqërua me skena jo shumë të këndshme.
Dy vjet më vonë dhe situata është e ngjashme. Barça mund të festojë përsëri titullin në shtëpinë e bardhebluve njësoj siç bëri në vizitën e tyre të fundit. Takimi më i fundit midis dy ekipeve, ai i sezonit 2022-’23, solli titullin e 27-të në La Liga për blaugranat. Suksesi i fundit i Barcelonës në fushën e Espanjolit i shtohet një liste precedentësh në favor të Barcelonës, e cila nuk ka humbur në shtëpi ndaj Espanjolit në një ndeshje në La Liga që nga sezoni 2006-2007.
Në javën e tetëmbëdhjetë të atij sezoni, Espanjoli fitonte 3-1 me golat e Luis Garsia, Tamudo dhe Rufete. Për Barcelonën shënonte argjentinasi Saviola. Që nga ajo fushatë, rekordi i Barcelonës në ndeshjet jashtë fushe ka përfunduar me tetë fitore dhe shtatë barazime.
Kupa e Mbretit – Nëse merren në konsideratë të gjitha kompeticionet, ka një fitore më të fundit për Espanjolin në shtëpi kundër Barcelonës në Kupën e Mbretit. Ishte në sezonin 2017-‘18, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve. Oskar Melendo ishte autori i golit të 1-0, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Lojtarët e Manolo Gonzalez janë të bindur se mund ta thyejnë tersin, duke shfrytëzuar në maksimum forcën e tyre në shtëpi. Këtë sezon, “Periquito”-s kanë regjistruar shtatë fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje si vendase. Megjithatë, Barça jashtë fushe nuk është shaka, duke qenë ekipi më i mirë në La Liga.