Pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalia, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se kanë biseduar për luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.
Ai tha se e përsëritën mbështetjen e plotë për përpjekjet urgjente të presidentit amerikan Donald Trump për ta çuar luftën në një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
“E gjithë kjo, rritja e investimeve në mbrojtje, rritja e kapacitetit industrial të mbrojtjes dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën do të ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit në të gjithë zonën tonë euroatlantike”.
Rutte tha se Gjermania po merrte drejtimin në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Aleatët e NATO-s duhet të përqendrohen në prodhimin industrial të mbrojtjes, tha ai.
“Rusia, sipas disa llogaritjeve, po prodhon në tre muaj, për sa i përket municioneve, atë që prodhon e gjithë NATO në një vit, dhe Rusia ka vetëm 5% të madhësisë së ekonomisë së përgjithshme të NATO-s. Kjo nuk është e qëndrueshme”.
“Rusia është kërcënimi afatgjatë”, ka thënë Rute, shkruan Reuters.