Shpërthen zjarri në një depo kimikatesh në jug të Spanjës, 80,000 banorë mbyllen nëpër shtëpi për shkak të tymit toksik

- Bota Sot

Shpërthen zjarri në një depo kimikatesh në jug të Spanjës, 80,000 banorë mbyllen nëpër shtëpi për shkak të tymit toksik

Një zjarr shpërtheu të mërkurën në një depo për shpërndarjen e produkteve kimike pranë Seviles në jug të Spanjës, duke dërguar një re tymi të errët që ngrihej nga vendi, ndërsa autoritetet u kërkuan banorëve të qëndronin brenda.

Një zëdhënës i shërbimeve rajonale të emergjencës deklaroi për mediat ndërkombëtare se kishin marrë qindra telefonata duke filluar rreth orës 13:20, duke i njoftuar ata për zjarrin në parkun industrial La Red në Alcala de Guadaira, rreth 16 kilometra në juglindje të kryeqytetit andaluzian Sevila.

“Punëtorët në depon që i përkiste shpërndarësit lokal të kimikateve Plainsur, kishin raportuar se të gjithë ishin të regjistruar dhe askush nuk ishte lënduar ose mbeti i bllokuar brenda”.tha zëdhënësi, megjithëse punonjësit e emergjencës ende nuk e kishin konfirmuar këtë.

Bashkia e Alcala de Guadaira i bëri thirrje 77,000 banorëve të komunës të strehoheshin në vend me dritaret dhe dyert e tyre të mbyllura, pasi nuk ishte e qartë se sa toksik ishte tymi. Depot aty pranë u evakuuan.

Në faqen e saj të internetit, Plainsur rendit përbërës shumë të ndezshëm si etileni, tolueni dhe tretësit industrialë midis produkteve të saj.



Read it all at Bota Sot