Ballkani – Llapi e Malisheva – Suhareka, sfida që çojnë peshë për mysafirët

- Bota Sot

Ballkani – Llapi e Malisheva – Suhareka, sfida që çojnë peshë për mysafirët

Janë caktuar sot, si zakonisht përmes shortit, gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës së futbollit, e cila do të luhet në të njëjtin orar, më saktësisht të shtunën nga ora 16:00.

Pa dyshim, dy ndeshjet kryesore të javës do të jenë ato: Ballkani – Llapi e Malisheva – Suhareka, duke e pasur parasysh rëndësinë e tyre për qëndrim në Superligë.

Duelin mes kampionëve të trefishtë të Kosovës dhe finalistit të Kupës do ta drejtojë gjyqtari kryesor, Valon Bajgora.

Kurse, sfida mes Malishevës dhe Suharekës i është besuar gjyqtarit Lirim Jashari, i cili do të jetë kryesor.

Natyrisht, edhe ndeshjet tjera do ta kenë rëndësinë e tyre, ndërsa më poshtë do t’i shihni zyrtarët e pesë ndeshjeve të xhiros së parafundit të këtij sezoni në Superligë.



Read it all at Bota Sot