Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi sot një bisedë telefonike me Papa Leo XIV.
“Italia vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura dhe për paqen në të gjitha zonat e krizës, në të cilat armët kanë zënë vendin e dialogut dhe shkëmbimit të pikëpamjeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë italiane.
Meloni theksoi se vendi i saj ka vullnetin për të bashkëpunuar me Vatikanin.
Kjo, duke synuar zhvillimin etik të inteligjencës artificiale, në shërbim të njerëzimit.