Për Ardon Jasharin konfirmohet interesimi i shumë klubeve

- Bota Sot

Për Ardon Jasharin konfirmohet interesimi i shumë klubeve

Ardon Jashari është duke shkëlqyer në ligën belge dhe tashmë ka rënë në sytë e çdo skuadre në Europë.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori sportiv i njohur në Belgjikë, Vincent Mannaert.

Mannaert tha se Jashari është lojtari më i mirë në ligë dhe mund të bëjë mirë kudo që shkon.

“Ai mund të luajë dhe të triumfojë në çdo ligë, madje edhe në pesë më të fortat në Europë.

“Ai është shumë i zgjuar. Tarifa për shitjen e tij duhet të jetë 30 milionë franga, që do e bënte lojtarin e tretë më të shtrenjt në Bruges në histori”, u shpreh Mannaert

Jashari zhvilloi 50 ndeshje me Club Brugge këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe gjashtë asiste.

Futbollisti shqiptar te Club Brugge u transferua nga Luzerni për vetëm gjashtë milionë euro.



Read it all at Bota Sot