Kombëtarja e Veteranëve merr pjesë në turneun miqësor në Istog më 17 maj

- Bota Sot

Kombëtarja e Veteranëve merr pjesë në turneun miqësor në Istog më 17 maj

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë do të marrë pjesë në turneun miqësor “Futbolli na Bashkon”, që do të zhvillohet më 17 maj në Istog të Kosovës.

Pjesë e këtij turneu do të jenë edhe kombëtarja e veteranëve të Kosovës si dhe ekipi FC Kosova nga Brukseli.

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë do të luajë dy ndeshje, përkatësisht ndaj kombëtares së veteranëve të Kosovës dhe ekipit FC Kosova Bruksel.

Ky turne pritet të jetë një festë e vërtetë futbolli, ku do të marrin pjesë shumë breza ish-futbollistësh të njohur, të cilët kanë shkruar historinë ndër vite dhe do të rikthehen në fushë për t’u bashkuar në këtë aktivitet të veçantë.



Read it all at Bota Sot