Angel Di Maria i jep lamtumirën Benfica-s

- Bota Sot

Angel Di Maria i jep lamtumirën Benfica-s

Angel Di Maria ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Benfica në mbyllje të Botërorit të Klubeve.

Ky është lajmi që u shpërnda nga burime pranë lojtarit nga “TyC Sports” në Argjentinë, ku kanë mësuar se ai do ta mbyllë këtu eksperiencën e tij të dytë në klubin portugez.

Sipas këtij burimi, argjentinasi do të luajë për herë të fundit me Benfikën në Botërorin e Klubeve e më pas do të ndajë rrugët me portugezët, tek të cilët ishte kthyer në vitin 2023. Futbollisti 37-vjeçar dha gjithsesi kontributin e tij në këto dy vite në klub, duke shënuar 32 gola e dhënë 24 asiste në 86 ndeshje të luajtura.

Tani pritet të mësohet nëse “Fideo” do të varë këpucët në gozhdë, apo do të zgjedhë një tjetër aventurë të fundit, në MLS ku ka shumë skuadra që do e pritnin krahëhapur, apo në Argjentinë, ku ka deklaruar gjithmonë se dëshiron të mbyllë karrierën.



Read it all at Bota Sot