Hajdari shënon autogol në Zvicër

- Bota Sot

Hajdari shënon autogol në Zvicër

Albian Hajdari me Luganon patën një mbrëmje të keqe, duke pësuar humbje të thellë në udhëtim, me rezultat 4:1 nga Servette, në takimin e javës së 36-të të Kampiionatit të Zvicrës.

Hajdari ka shënuar autogol në minutën e 9-të për Servetten.

Golat tjerë i realizuan Varela (38), Kutesa (84) e Stevanoviq (90’}. 

Për Luganon shënoi Tsunemoto (12’ - autogol).

Uran Bislimi i Luganos është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 56-të.

Albian Hajdari, Uran Bislimi e Shkëlqim Vladi u paraqitën nga minuta e parë për Luganon. Vladi u zëvendësua në minutën e 56-të.

Servette është në vend të dytë me 59 pikë e Lugano në të pestin me 52 sosh.



Read it all at Bota Sot