Theo Hernandez i është ofruar Realit

- Bota Sot

Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër.

Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2026, prej muajsh janë në ngërç dhe në këtë situatë nga Spanja po vijnë zëra për Real Madridin, i cili është në kërkim të një anësori të majtë.

Sipas Marca, Theo i është ofruar Blancos për sezonin e ardhshëm, por për momentin francezi nuk është ndër prioritetet e klubit spanjoll.

Skuadra e Xabi Alonso-s, i cili do të ulet në pankinën e Real Madrid që në Botërorin e Klubeve, në fakt do të kishte prioritete të tjera: në krye të listës është Álvaro Carreras, një mbrojtës i lindur në vitin 2003(Benfica), i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro dhe gjithashtu pëlqehet nga Manchester United. Alternativa do të ishte edhe Milos Kerkez, mbrojtës hungarez i Bournemouth.



Read it all at Bota Sot