Hansi Flick ka korrur një sukses të jashtëzkonshëm në sezonin e tij të parë në krye të Barcelonës.
Pas Superkupës dhe Kupës, sot ekipi i udhëhequr prej tij ka fituar edhe titullin kampion në La Liga.
Trajneri gjerman ka folur për mediat pas fitores në derbin kundër Espanyolit, ku ka deklaruar se ekipi i tij ka më shumë për të ofruar.
Sa i përket golit spektakolar të Yamalit, Flick nuk ka mbetur i impresionuar, pasi e sheh talentin spanjoll të shënojë në atë mënyrë çdo ditë në stërvitje.
“Nuk kemi humbur asnjë ndeshje në La Liga në gjysmën e dytë të sezonit.
Është e pabesueshme. Ishte një sezon i mirë, por kemi më shumë për të ofruar.
Goli i Jamalit? Ai shënoi 2 të tillë gjatë nxehjes… Jam mësuar me këtë në stërvitje, e shoh ta bëjë çdo ditë në stërvitje”, ka deklaruar Hansi Flick.