Presidenti i Francës Emanuel Macron tha në fjalën e tij në seancën e parë plenare të Samitit të Liderëve të Evropës se ajo që Evropa bën për të sjellë paqen në Ukrainë duhet të shkojë paralel me qëndrimin për atë çfarë po ndodh në Gaza.
Macron u shpreh se është i nevojshëm një armëpushim në Gaza dhe Evropa nuk duhet të heshtë përballë krizën humanitare që po ndodh atje.
“Duhet të këmbëngulim që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, shpresoj se gjithçka do të përmbyllet e te kemi një traktat paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Duhet mbështetur Moldavia nga presioni rus.
Duhet t’i japim fund situatës në Gaza, e rëndësishme që ne i mbështesim. Njerëzimi, Kina India, Paqësori Azia i kanë sytë nga ne sa i takon çështjes së Ukrainës”, tha Macron.