Lautaro nuk është gati kundër Lazios

- Bota Sot

Lautaro nuk është gati kundër Lazios

Ashtu siç shpresonte Inzagi. Trajneri i Interit ka mundur të vëzhgojë dje në “Apiano” përparimet e të gjithë lojtarëve të dëmtuar, me përjashtim të Lautaros.Pavar, Mkitarian dhe Fratezi kanë vijuar të mërkurën me stërvitje të diferencuar krahasuar me pjesën tjetër të skuadrës, por që dje u rikthyen të paktën pjesërisht në grup, një hap i rëndësishëm drejt kthimit të plotë në dispozicion.

Kjo do të thotë se, përveç ndonjë të papriture, të gjithë do të jenë të grumbulluar për ndeshjen e së dielës kundër Lazios.

Të tre lojtarët kanë pasur probleme të ndryshme fizike, por asgjë që të pengojë praninë e tyre në listën e thirrjeve.

KAPITENI- Dhe për Inzagin ky është një lajm i mirë, si në afat të shkurtër – sepse është e rëndësishme të kesh në dispozicion, të paktën në stol, lojtarë të këtij niveli – ashtu edhe në funksion të finales së Ligës së Kampioneve, me objektivin për t’i rikthyer në formën më të mirë, veçanërisht ata që kanë munguar më shumë, si Pavar.

Situata është ndryshe për Lautaro Martinezin: kapiteni po ndjek një program të personalizuar stërvitjeje, afatet do të respektohen dhe lojtari do të jetë gati për ndeshjen kundër KOMOS – prova gjenerale para finales së madhe në Mynih. Të dielën, sulmi do t’i besohet çiftit Turam-Taremi.



Read it all at Bota Sot