Slot pyetet për “marrëveshjen” me Frimpong

- Bota Sot

Slot pyetet për “marrëveshjen” me Frimpong

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot u pyet në konferencë për media në lidhje me Jeremie Frimpong.

Futbollisti i Bayer Leverkusenit është shumë pranë kalimit te Liverpooli, si zëvendësues i Trent-Arnoldit.

Në konferencë për media, gazetarë te pyetën pikërisht në lidhje me një marrëveshje me klubin gjerman për lojtarin holandez.

Slot tha se nuk flet për lojtar që nuk kanë firmosur me klubin e tij.

“Dua të jap një përgjigje të mërzitshme. Nuk flas publikusht për lojtarët që duam t’i sjellim dhe që s’kanë firmosur ende me ne”, u shpreh Slot

Transferimi i Frimpongut te Liverpooli flitet se mund të ndodh për një çmim të lirë prej 40 milionë euro.



Read it all at Bota Sot