Ancelotti rrezikon të mos marrë drejtimin e Brazilit, ja arsyeja

- Bota Sot

Ancelotti rrezikon të mos marrë drejtimin e Brazilit, ja arsyeja

Në një moment kur e gjithë Brazili festonte arritjen e marrëveshjes me Carlo Ancelottin, të cilin e konsideronin si trajnerin më të suksesshëm në botë, një zhvillim i papritur ka tronditur Federatën Braziliane të Futbollit (CBF).

Presidenti i CBF-së, Ednaldo Rodrigues, i cili kishte negociuar personalisht me Ancelottin, është shkarkuar nga detyra me urdhër të Gjykatës së Rio de Janeiros, vetëm pak javë pas rizgjedhjes së tij në mars për një mandat deri në vitin 2030.

Për momentin, në vend të tij do të marrë drejtimin Fernando Sarney, i cili është urdhëruar të organizojë zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo nuk është hera e parë që Rodrigues përballet me një situatë të tillë – në dhjetor 2023, ai ishte gjithashtu shkarkuar nga gjykata pak pasi ishte zgjedhur, por më pas e fitoi betejën ligjore dhe u rikthye në post.

Pikëpyetjet tani janë të shumta:

A do të rikthehet Rodrigues në krye të Federatës?

Dhe mbi të gjitha, a do të mbetet Carlo Ancelotti si trajneri i ardhshëm i Brazilit, nëse sponsori i tij kryesor është përkohësisht jashtë loje?



Read it all at Bota Sot