Nëntë persona u vranë si pasojë e një sulmi rus ndaj një autobusi pranë Bilopillias, rajoni Sumy në Ukrainë.
Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Hryhorov, ka shkruar në Facebook se sipas informacioneve paraprake, nëntë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.
“Ata janë shtruar menjëherë në spital. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, theksoi Hryhorov.
Sipas kreut të RMA-së, rusët me një dron kanë goditur në një autobus që transportonte civilë në rrugën Bilopillia - Sumy . Sulmi u krye në periferi të Bilopillia-s, shkruan Ukrinform.
Sipas Hryhorov, një ambulancë, ekipet e shpëtimit nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave dhe policia po punojnë në vendngjarje, transmeton KosovaPress.
Siç raportoi më parë Ukrinform, Këshilli i Mbrojtjes i Rajonit Sumy vendosi të forcojë mbrojtjen ajrore.