Super finalja rikthehet në Prizren – duel i pestë për kampionin

- Gazeta e Prizrenit

Super finalja rikthehet në Prizren – duel i pestë për kampionin

Superliga e Kosovës në basketboll hyn në fazën vendimtare të finales së “Play-off”-it, ku të dielën në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja e pestë mes Bashkimit dhe Trepçës.

Mitrovicasit e Trepçës janë vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion, pasi udhëheqin serinë 3:1. Fitorja e radhës do t’u siguronte atyre trofeun më të rëndësishëm të basketbollit kosovar.

Në anën tjetër, Bashkimi është i detyruar të fitojë për të mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion. Prizrenasit kërkojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të zgjatur serinë.

Kujtojmë se portokallezinjtë fituan takimin e parë me rezultat 84:77, por më pas Trepça u rikthye fuqishëm, duke fituar tri ndeshje radhazi: 79:72, 88:71 dhe 80:74.

Skuadra që arrin katër fitore shpallet kampione e Kosovës. Për Bashkimin, që ka fituar titullin vetëm një herë në histori – në vitin 2018 – çdo ndeshje është finale për mbijetesë./GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit