Tah mes Bayernit dhe Barcelonës

- Bota Sot

Tah mes Bayernit dhe Barcelonës

E ardhmja e Jonathan Tah është ende pezull, mes joshjes nga Bayern Munich dhe ëndrrës për Barcelonën. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili do të largohet nga Bayer Leverkusen si lojtar i lirë pas më pak se një muaji, është prej kohësh objektivi i Hansi Flick, trajnerit të ri të katalanasve, i cili e kërkonte që verën e kaluar.

Që atëherë, Barça ka punuar në prapaskenë për ta bindur të mos firmosë me klube të tjera, pavarësisht ofensivës së vazhdueshme të bavarezëve.

Sipas “Sky Sports DE”, Tah nuk i ka thënë ende “po” përfundimtare ofertës së Bayernit, pikërisht për shkak të presionit nga Barcelona. Flick nuk heq dorë, duke parë te 29-vjeçari një mundësi ideale me parametra zero: i disiplinuar, i saktë taktikisht dhe me përvojë të madhe. Verën e kaluar ishte Leverkuseni që e bllokoi transferimin e tij te kalatanasit, por tani pengesat janë më të pakta.

Gjithsesi, për të finalizuar afrimin e Tah, klubi blaugrana duhet të shesë më parë një nga qendërmbrojtësit e vet, jo të paprekshëm. Më saktësisht, vëmendja është mbi Ronald Araujo. Barcelona i ka kërkuar Tah dhe menaxherit të tij, Pini Zahavi, që të kenë durim, por futbollisti duket i paduruar përballë ofertës financiare më të lartë të Bayernit.

Pavarësisht kësaj, ai ka shprehur vazhdimisht si përparësi transferimin në “Camp Nou”, pavarësisht interesimit nga Bundesliga dhe Premier League. 

Ndërkohë, siç raporton e përditshmja katalanase “Sport”, vonesat në merkato lidhen me detyrimin e Barcelonës për të shitur para se të blejë, duke ndikuar kështu në ritmin e planeve për sezonin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot