Sanxhaku në këmbë, aty ku e kanë në zemër Kosovën, e presin Cërvena Zvezdën

- Bota Sot

Sanxhaku në këmbë, aty ku e kanë në zemër Kosovën, e presin Cërvena Zvezdën

Sanxhaku është në këmbë, të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e sotme mes Novi Pazarit dhe klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.

Sanxhaku është i shqiptarëve, aty ku shumë herë në stadium brohoritët Kosova.

Aty ku e kanë në zemër Kosovën në Sanxhakun e shqiptarëve.

“Të gjitha biletat për ndeshjen Novi Pazari – Cërvena Zvezda janë shitur.

Klubi i futbollit Novi Pazar ka njoftuar publikun se të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e play-off-it të Superligës së Serbisë kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit. 

Ndeshja luhet sot në orën 18:30 në stadiumin e qytetit, ka tërhequr interes të madh dhe pritet të janë më shumë se 7,500 spektatorë.

Prandaj, klubi i bën thirrje të gjithë vizitorëve që të zënë vendet e tyre në kohë. Portat e stadiumit do të jenë të hapura nga ora 15:30, për të shmangur tollovitë gjatë hyrjes dhe kontrolleve.

Theks i veçantë u vu në rregullin që fëmijët pa bileta nuk do të mund të hyjnë në stadium, edhe kur shoqërohen nga prindërit që kanë bileta. Klubi u kërkon tifozëve ta kuptojnë dhe ta respektojnë këtë rregull, në mënyrë që të ruhet siguria dhe rendi gjatë një eventi të madh sportiv.

Novi Pazar thotë se atmosfera në qytet është tashmë në kulmin e saj dhe se presin një spektakël të vërtetë futbolli, me mbështetjen e tifozëve nga tribunat”, shkruan mediumi “Sanxhaku Danas”.

Novi Pazari synon Evropën.



Read it all at Bota Sot