A do të luajë me 11-she nga La Masia nesër, Flick jep përgjigjen

- Bota Sot

A do të luajë me 11-she nga La Masia nesër, Flick jep përgjigjen

Duke qenë se tashmë e kanë fituar titullin e La Ligës, Barcelona ka më pak presion për të fituar në përballjen ndaj Villarrealit të dielën. Megjithatë, Hansi Flick do ta përgatitë ekipin për fitore, por mund të ndjekë një qasje ndryshe.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, Flick u pyet për mundësinë që ta fillojë ndeshjen me një formacion të përbërë nga lojtarë të dalë nga La Masia. Dhe, sipas Diario AS, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“E kemi diskutuar, por ende nuk kemi vendosur. Mund të jetë një opsion. Por duhet të presim deri nesër dhe do të vendosim atëherë.”

Ka qenë një sezon i shkëlqyer për Barcelonën, që këtë javë fitoi tripletën vendore duke siguruar titullin e La Ligës. Por pavarësisht kësaj, Flick është i qartë se nevojiten përmirësime për sezonin 2025-26.

“Siç e them shpesh, mbrojtja nuk ka të bëjë vetëm me katërshen e fundit. Fillon nga lart, me sulmuesit. Na duhet një sistem kompakt. Edhe me topin, është e rëndësishme të jemi në pozicionin e duhur. Kur bëjmë ndonjë gabim, e diskutojmë në pushim dhe lojtarët e dinë si ta korrigjojnë.

“Dua që gjithçka të jetë e qartë që në fillim. Që secili ta dijë si të ushtrojë presion dhe cili është roli i tij. Edhe kur kemi topin. Që në momentin që nis loja, lojtarët të jenë të përqendruar. Këtë dua prej tyre. E shohim te ekipet që kanë vite së bashku – është më e lehtë.



Read it all at Bota Sot