Chelsea ka piketuar Joao Pedro-n, sulmuesin e Brighton, si progilin e duhur për t’u përforcuar në sulm për sezonin e ri. Braziliani, 23 vjeç, ka shënuar 10 gola këtë sezon me Brighton dhe ka dhënë 6 asiste.
Ai konsiderohet si një sulmues me të ardhme të madh, ndaj dhe Chelsea është gati të paguajë 100 milionë paundë për ta bindur Brighton për ta lënë të lirë.
Për brazilianin interesohen po ashtu edhe Liverpool dhe Arsenal, por Chelea duket një hap para tyre.
Në rast se nuk është i mundur transferimi i Joao Pedro, Chelsea ndjek prej kohësh edhe Benjamin Sekso, 21-vjeçarin slloven, i cili po shkëlqen me Leipzig dhe ka tërhequr vëmëndjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të “Bluve” të Londrës.