Befasi në derbi!

- Bota Sot

Befasi në derbi!

Kampionati kroat i futbollit do të ketë një fund me “fishekzjarrë” pasi lufta për titullin kampion ka marrë një kthesë të pazakontë për shkak të rezultatit të derbit të Zagrebit të luajtur sot.

Lokomotiva e Zagrebit, në radhët e të cilës aktivizohet titullar mesfushori i Kombëtares, Feta Fetai, ka ndalur në barazimin 1-1 Dinamon e Zagrebit pretendente, edhe pse e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. Dinamo mendohej se do të triumfonte lehtësisht ndaj skuadrës që mban vendin e parafundit në klasifikim, aq më tepër pasi Kulenoviç i dha avantazhin që në pjesën e parë.

Por në minutën e 73-të të ndeshjes, Gorican shënoi golin e barazimit për Lokomotivën, e cila me pas u mbrojt me rregull dhe shmangu gola të tjerë në portën e saj, edhe pse luajti me 10 lojtarë minutat e fundit të duelit për shkak të kartonit të kuq të Sigali.

Me barazimin 1-1, Dinamo Zagreb arriti me pikë Rijekën e vendit të parë, e cila luan nesër ndaj Hajduk Split në transfertë. Nëse Rijeka fiton, titulli kampion do të ishte thuajse i sigurt për të, pasi ka mbetur vetëm java e fundit për t’u luajtur. Por çdo rezultat tjetër, do të mbante garën plotësisht të hapur, sidomos nëse fiton Hajduku duke ngushtuar në dy pikë distancën me dy ekipet e kreut.



Read it all at Bota Sot