Mbrojtësi holandez, Jeremie Frimpong do t’i bashkohet Liverpoolit.
Ai ka arritur marrëveshjen me kampionët e Anglisë, e cila do ta shohë atë deri në vitin 2030.
Holandezi, do të udhëtojë në Angli gjatë këtyre ditëve për të kryer testet mjekësore.
Frimpong do të vijë si zëvëndësuesi direkt i Trent Alexander-Arnold, i cili do të largohet drejt Real Madridit.
Holandezi kujtojmë se ka qenë një ndër lojtarët kyç të Bayer Leverkusenit, ku ka arritur ta shpallë kampion në Bundesliga dhe në Kupën e Gjermanisë.