Leonardo Bonucci, 9-herë fitues i titullit kampion në Serie A, ka ndarë planet e tij për të ardhmen.
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Milanit dhe kombëtares italiane ka thënë se synon të nisë karrierën si trajner. Plani i tij është ta fillojë nga zeroja, derisa të vijë momenti i duhur për hapin e madh.
“Objektivi im është të drejtoj një skuadër të madhe, por do ta bëj me përgjegjësi ndryshe nga sa isha lojtar”.
“Gjithmonë kam qenë tifoz i Juventusit dhe ëndërroj të jem trajner i bardhezinjve”.
Bonucci u tërhoq nga futbolli verën e shkuar. Ai numëron mbi 500 ndeshje me fanellën e “Zonjës së vjetër”, por ka luajtur edhe te Milani, i transferuar për 42 mln euro.