Young Boys e ka mposhtur me rezultat 6:2 kampionin e ri të Zvicrës, Baselin.
Ndeshja është zhvilluar në Bernë në kaudër të javës së 37-të.
Albian Ajeti ka shënuar në minutën e 7-të për Baselin por kjo nuk ka maftuar pasi që vendasit u këndellën dhe realizuan tri herë për të kaluar në epërsi me 3:1.
Itten (10 e 46), Males (29) - shënuan për Young Boys.
Kevin e ka ngushtuar epëesinë në 3:2 në minutën e 72-të.
Futbollisti Fassnacht në minutën e 86-të ka shënuar prë 4:2 e Bedia (89’) për 5:2.
Fassnacht shënoi sërish dhe për 6:2 në minutën e 90+3.
Kapiteni Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti e Leon Avdullahu u paraqitën standardë, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 17-të.
Baseli kryeson me 70 pikë e ka 10 më shumë se Young Boys në pozitën e dytë.