Ernest Muçi lë shenjën e tij te goli i Beshiktash

- Bota Sot

Ernest Muçi lë shenjën e tij te goli i Beshiktash

Ernest Muçi është rikthyer si protagonist te Beshiktash. Këto të fundit barazuan 1:1 në transfertën e Alanjaspor dhe goli i barazimit u asistua pikërisht nga Muçi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha pasimin e duhur për Rafa Silvën në minutën e 71-të.

Ky i fundit ndau festën me Muçin.

Solskjaer e preferoi me fillimin e pjesës së dytë Muçin.

Sulmuesi shqiptar sapo është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe e pati rikthimin e tij në fushë.

Në kampionat ka luajtur 25 ndeshje gjatë këtij edicioni. Katër gola dhe tre asistime numëron për fanellën e Beshiktashit.



Read it all at Bota Sot