Pasi shtrënguan duart në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leonit të XIV, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio zhvilluan edhe një takim mes tyre.
Ishte presidenti ukrainas ai që publikoi disa foto nga takimit të cilin e cilësoi si të mirë.
“Riafirmova se Ukraina është e gatshme të angazhohet në diplomaci të vërtetë dhe nënvizova rëndësinë e një armëpushimi të plotë dhe pa kushte sa më shpejt të jetë e mundur”, bëri të ditur Zelenski.
Mediat ukrainase thanë se takimi zgjati 40 minuta.
Ky ishte takimi i parë midis Zelenskit dhe Vance që kur ata u përplasën gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë në muajin Shkurt.