Ky është skenari më i mundshëm për javën e fundit të Serisë A

- Bota Sot

Ky është skenari më i mundshëm për javën e fundit të Serisë A

Napoli-Kaljari dhe Komo-Inter të premten?

Për momentin, ky është skenari më i mundshëm për javën e fundit të kampionatit, raportojnë mediat italiane.

Orari do të vendoset nesër në Lega Serie A, gjatë një këshilli të thirrur.

Duke qenë se Kaljari dhe Komo janë pa objektiva, kjo i bën gjërat më të lehta dhe lejon që dy ndeshjet ku do të vendoset edhe titulli kampion të “shkëputen” nga pjesa tjetër e programit. 

Gjithashtu bëhet me dije që në rast se të dy këto skuadra e mbyllin me pikë të barabarta kampionatin, atëherë do të luajnë finalen e madhe mes njëra-tjetrës ditën e hënë të 26 majit.

Gjithsesi në mbledhjen e ditës së nesërme pritet të zbulohen të gjitha detajet zyrtare.



Read it all at Bota Sot