Ylli brazilian refuzon Arsenalin

- Bota Sot

Ylli brazilian refuzon Arsenalin

Sulmuesi i Wolverhampton, Matheus Cunha, ka refuzuar interesimin e Arsenalit për shërbimet e tij.

Braziliani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Manchester United, pavarësisht situatës së pasigurt të klubit për pjesëmarrje në Evropë sezonin e ardhshëm.

Arsenali kishte bërë një interesim për të kuptuar mundësinë e transferimit të Cunhas, i cili ka një klauzolë lirimi prej 62.5 milionë funteve në kontratën e tij me Wolves.

Megjithatë, londinezët mësuan se lojtari tashmë kishte marrë vendimin për t’iu bashkuar ‘Djajve të Kuq’.

Cunha thuhet se është i entuziazmuar nga ideja për të punuar me trajnerin portugez te United, Ruben Amorim.

Sipas të afërme të lojtarit që i kanë thënë mediave angleze, rezultati i finales së Ligës së Evropës nuk do të ketë ndikim në vendimin e tij.

25-vjeçari ka pasur një sezon mbresëlënës, me 15 gola dhe 6 asistime në 31 paraqitje në Ligën Premier  për Wolves



Read it all at Bota Sot