Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen falënderoi sot presidentin amerikan, Donald Trump për bisedën me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
”Patëm një telefonatë të shkëlqyer me presidentin Donald Trump, së bashku me presidentin Emmanuel Macron, kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Alexander Stubb, kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Volodymyr Zelensky për të marrë një përmbledhje të telefonatës së tij me presidentin Putin”, shtoi Von der Leyan, shkruan Ansa.
”Dua të falënderoj presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten të angazhuara”, theksoi ajo.
”Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha ajo në X.
”Biseda telefonike zgjati rreth një orë”, tha një zëdhënëse e Komisionit.