Arrestohen dy zyrtarë publikë, dyshohet se morën ryshfet për testin praktik të patentë shoferit

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohen dy zyrtarë publikë, dyshohet se morën ryshfet për testin praktik të patentë shoferit

Dy zyrtarë publikë janë ndaluar sot, më 19.05.2025, me vendim të Prokurorisë së Prishtinës nën dyshimet se kanë kërkuar dhe kanë marrë para ryshfet nga një kandidate për të kaluar testin praktik për patentë shofer.

Sipas njoftimit, të njëjtit dyshohen për veprat penale – marrja e ryshfetit, dhe – ushtrimi i ndikimit.


“Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që viktima të kalojë testin praktik të vozitjes i kanë kërkuar para ryshfet, të cilat i kanë pranuar dhe për shumën e pranuar, kandidatja ka kaluar testin”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Tutje thuhet se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, prokurori do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale për grumbullimin e provave.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale”- thuhet në njoftim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit