Këngëtari i njohur pejan, Gjesti, është përballur me një situatë të pazakontë gjatë një koncerti të fundit, që tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe media, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa po performonte live përballë një publiku entuziast, një grup fansash e befasoi duke i ofruar… kartelën bankare.
Ngjarja ndodhi në mes të performancës, kur një nga fansat në publik zgjati kartelën në drejtim të tij, si një gjest i pazakontë adhurimi.
Gjesti reagoi me sportivitet dhe shpejtësi, duke buzëqeshur dhe thënë me mikrofon: “Jo, jo”. Ai e refuzoi ofertën me mirësjellje, duke falënderuar fansat dhe duke vazhduar me energji performancën.
Artisti, i cili u rikthye fuqishëm në vëmendjen e publikut pas pjesëmarrjes në edicionin e fundit të Big Brother VIP Albania, ku edhe u shpall fitues, është bërë një nga emrat më të dashur të momentit. Loja e tij në këtë reality show u karakterizua nga emocione të forta, duke përfshirë si situata të vështira, ashtu edhe momente prekëse që fituan zemrat e publikut.