Vjedhja e targave vazhdon – banorët e “Henry Dynant” të shqetësuar: Na i vjedhin targat në mes të Prishtinës

- Gazeta e Prizrenit

Vjedhja e targave vazhdon – banorët e “Henry Dynant” të shqetësuar: Na i vjedhin targat në mes të Prishtinës

Banorët e lagjes “Henry Dynant” në Prishtinë raportojnë për një tjetër rast të vjedhjes së targave të automjetit, që sipas tyre, po bëhet dukuri e përditshme në parkingjet e hapura publike të zonës.

Siç raporton Gazeta Sinjali Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 19 maj 2025, rreth orës 21:20, kur një grua me inicialet A.S-B. 38-vjeçare e ka vërejtur se veturës së saj të tipit Opel Corsa, ngjyrë hiri metalike, të parkuar prej orës 19:00 në vendparkimin afër banesës, i mungonin të dy targat.

Sipas fqinjëve të zonës, kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla. Ata tregojnë për Sinjalin se brenda muajit të fundit, janë regjistruar më shumë se tre raste të ngjashme vetëm në të njëjtin vendparkim.

Disa prej banorëve kanë tentuar të sigurojnë veturat e tyre me vida mbrojtëse, ndërsa të tjerë kërkojnë angazhim më të madh të institucioneve për siguri dhe kamera funksionale në hapësirat publike.

“Na i heqin targat në mes të Prishtinës, në orar të mbushur me qarkullim. As dritat e parkingut nuk punojnë si duhet. S’kemi asnjë garanci”, tha një banor i zonës për Sinjalin.

Banorët po ashtu kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet komunale për ndriçim, mbikëqyrje me kamera dhe më shumë patrullime në orët e mbrëmjes, për të parandaluar raste të tilla që po rritin pasigurinë publike.



Read it all at Gazeta e Prizrenit