KF Tirana bën lëvizjen e parë, kontakton portierin e Rabotniçkit

- Bota Sot

KF Tirana bën lëvizjen e parë, kontakton portierin e Rabotniçkit

KF Tirana ka kontaktuar portierin e Rabotniçkit, Igor Aleksovskin, që të veshë dorezat bardheblu.

Burime në kampin bardheblu bëjnë me dije se kanë qenë vetë drejtuesit e skuadrës, të cilët kanë diskutuar si me klubin dhe lojtarin, nëse është i gatshëm për të bërë transferimin në kryeqytetin shqiptar.

Ende nuk ka një vendim final, por duket se Aleksovski do të jetë portieri i Tiranës për sezonin 2025-2026. Futbollistit i mbaron kontrata në 30 qershor dhe ai është i lirë për të qenë pjesë e bardhebluve. Lojtari këtë sezon numëron 32 takime si titullar, duke qenë në fushë 2880 minuta.

Gardiani nuk është me gjatësi të konsiderueshme, por nga më të mirët në Maqedoninë e Veriut. Igor Aleksovski më parë ka luajtur me shumë skuadra vendëse, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë .

Me këtë lëvizje duket se te Tirana dalin në plan të dytë si Gentian Selmani dhe Leon Kozi, dy portierët e këtij sezonin futbollistik.



Read it all at Bota Sot